Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Ligës së Kampionëve, nga Copenhagen në Danimarkë.
Skuadra e drejtuar nga Zekirja Ramadani, u mposht 2:0 nga Copenhagen, falë dy penalltive të shënuara nga danezët, që u shkaktuan nga Raddy Ovouka.
45 minutat e parë u mbyllën pa gola dhe ishte disi e barabartë, pjesa e dytë ishte e gjitha e skuadrës daneze.
Fillimisht shënoi në minutën e 70-të përmes penalltisë, të shënuar nga Mattsson, i cili hyri në lojë vetëm një minutë më përpara.
Penalltia e dytë u fitua nga Copenhagen vetëm pesë minuta më vonë.
Në minutën e 76-të ishte përsëri i njëjti që shënoi nga penalltia për 2:0.
Ndeshja e kthimit e këtij dueli luhet një javë më vonë, më 29 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.