Drita e ka fituar ndeshjen e parë të play-offit në Conference League ndaj Differdanage me rezultat 2-1.
Pas gjysmë ore lojë në “Fadil Vokrri”, Dabiqaj e shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Tushës duke ia dhuruar epërsinë e parë “Intelektualëve”.
Me golin e tij, Drita shkoi në pushimin e pjesës së parë me epërsi minimale, ndërsa pas më shumë se një ore lojë, rezultati u barazua nga Buch, njofton Klankosova.tv.
Por, Drita s’u dorëzua deri në fund, ku në minutën e 80-të, gjyqtari akordoi penallti, të cilën e konkretizoi me goditje të fortë Krasniqi.
Differdanage mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 91-të pasi Mfoumou u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Ndeshja e kthimit do të luhet në Luksemburg më 28 gusht të këtij viti nga ora 20:00 dhe në rast se arrin së paku një barazim, atëherë do të kalojë direkt në grupet kualifikuese të Conference League.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.