Drita sonte nga ora 20:00 do ta pres në “Fadil Vokrri” Steaua Bucurestin në ndeshjen kthyese të kualifikimeve në kuadër të Europa League.
Në ndeshjen e parë në Bukuresht, “Intelektualët” ishin duke fituar 0-2, por që në fund u mposhtën nga Steaua me rezultat 3:2.
Sonte, Dritës i nevojitet fitorja me një gol më tepër për ta çuar ndeshjen në vazhdime, kurse çdo fitore me dy apo më tepër gola do ta dërgonte në rrethin e fundit kualifikues.
Tashmë të dyja skuadrat i kanë bërë të ditura formacionet të cilat mund t’i gjeni më poshtë:
Drita: Maloku, Krasniqi, Bejtullai, Ovouka, Sheji, Dabiqaj, Broja, Tusha, Limaj, Balaj dhe Manaj.
FCSB: Tarnovanu, Pantea, Popescu, Ngezana, Cretu, Sut, Chiriches, Cisotti, Edjouma, Miculescu dhe Birligea.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.