Drita e ka mposhtur me rezultat 2:1 me Ballkanin në ndeshjen derbi për kreun e Superligës së Kosovës në futboll, duke marrë kështu vendin e parë në tabelë.
Gjilanasit i kaloi në epërsi Kastriot Rexha, në minutën e 31-të.
Barazoi golashënuesi më i mirë i Superligës Mirlind Daku, në minutën e 44-të.
Pak para përfundimit të pjesës Rexha kaloi sërish në epërsi "Intelektualët".
Klubi nga Gjilani tani ka 36-të pikë dhe merr kreun e tabelës.
Ndërkaq klubi nga Suhareka ka një pikë më pak dhe pas 15 javësh kalon në vendin e dytë.
Ndeshja Drita-Ballkani, u transmetua eksluzivisht në Art Motion dhe Klan Kosova.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.