Kampioni i Kosovës, Drita, sot nga ora 20:30 do të luajë ndeshjen e parë në rrethin e tretë kualifikues të Europa League përballë Steua Bucurestit.
“Intelektualët” në Rumani nuk cilësohen favorit, por do të mundohen që t’i befasojnë ashtu siç bëri ekipi tjetër shqiptar me ta, Shkëndija.
Tashmë të dyja ekipet i kanë bërë të dyja formacionet zyrtare që mund t’i gjeni më poshtë:
FCSB: Tarnovanu, Pantea, Popescu, Graovac, Cretu, Chiriches, Sut, Cisotti, Popescu, Miculescu dhe Birligea.
Drita: Maloku, Ovouka, Broja, Bejtullai, Krasniqi, Ajzeraj, Limaj, Dabiqaj, Tusha, Manaj dhe Krasniqi.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.