Kampioni i Kosovës në futboll do të debutojë sot në edicionin e ri të garave në Superligë. E gjitha kjo vjen në xhiron e katërt, pasi tri javë më radhë kjo skuadër nuk kishte luajtur si shkak i pjesëmarrjes në garat evropiane.
Kundërshtar i i parë i Dritës në këtë edicion do të jetë Besa e Pejës, që nuk di për fitore, njofton Klan Kosova.
Kurse, derbi i ditës do të zhvillohet në “Zahir Pajaziti”, aty ku takohen Llapi dhe Ballkani. “Legjendat” në këtë përballje do të kërkojnë pikët e para, kurse mysafirët nga Suhareka, vazhdimin e rezultateve pozitive.
Dueli i fundit i ditës do të jetë ai në mes të Trepçës 89 dhe Prishtinës.
Tri takimet fillojnë nga ora 15:00 dhe do të transmetohen në Art Motion.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.