Drita sonte do ta luaj ndeshjen e kthimit në Conference League ndaj Differdange në Luksemburg.
Ndeshja do të nisë nga ora 20:00, ku “Intelektualët” janë 90 minuta larg që ta shkruajnë historinë dhe të kualifikohen në fazën e grupeve në Conference League.
Kjo pasi në ndeshjen e parë, Drita triumfoi me rezultat 2:1 në “Fadil Vokrri”, njofton Klankosova.tv.
Për ndeshjen e kthimit, drejtori i sportit në Artmotion, Arlind Sadiku, ka thënë se Drita do të luaj me formacionin më poshtë:
Drita: Maloku, Ovouka, Sheji, Bejtullai, Krasniqi, Mustafa, Limaj, Dabiqaj, Tusha, Ajzeraj, Manaj.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.