Kampioni i Kosovës, Drita, i ka uruar forcë lojtarit të Gjilanit, Oltion Bilallit.
Bilalli u lëndua rëndë në ndeshjen me Malishevën sot në Superligën e Kosovës, dhe si pasojë ka pësuar gjakderdhje në kokë.
“Forca OLTI! Sot gjatë ndeshjes SC Gjilani - FC Malisheva lojtari i ekipit të SC Gjilani Olti Bilalli mori një lëndim të rëndë!”, thotë postimi i kampionit kosovar.
“I gjithë ekipi ynë lutet për shëndetin e Oltit dhe i qëndrojmë afër familjes së Oltit dhe klubit të SC Gjilani në këto momente të vështira”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.