Kampioni aktual i Kosovës në futboll Ballkani, është mposhtur në Gjilan nga Drita.
Skuadra nga Gjilani triumfoi me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm të takimit e realizoi Juan Camilo Mesa, i cili shënoi në minutin e 65-të.
Skuadra e drejtuar vazhdon ta kryesojë Superligën me 44 pikë.
Derisa Drita është në vendin e tretë me 40.
Ndërkaq ndeshja Ferronikeli - Gjilani, përfundoi pa gola derisa Prishtina u mposht si mysafire nga Malisheva, me rezultat 0:2.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.