Dy skuadrat shqiptare, Drita dhe Shkëndija, shkruajnë sot histori në futbollin shqiptar duke u paraqitur për herë të parë në fazën e grupeve të UEFA Conference League.
Ndeshjet zhvillohen nga ora 18:45, ku të dyja ekipet do të provojnë emocionet e garës evropiane.
Drita udhëton në Finlandë për t’u përballur me KuPS, kampionin e elitës finlandeze.
Shkëndija nga ana tjetër kërkon një rezultat pozitiv në Madrid kundër skuadrës spanjolle Rayo Vallecano.
Formacionet zyrtare:
KuPS: Kriedl – Savolainen, Cisse, Miettinen, Hamalainen, Pasanen, Arifi, Oksanen, Ruoppi, Toure, Pennanen.
Drita: Maloku, Krasniqi, Bejtullai, Pëllumbi, Ovouka, Limaj, Dabiqaj, Ajzeraj, Balaj, Tusha, Manaj.
Rayo Vallecano: Batalla, Balliu, Lejeune, Vertrouwd, Pacha, Lopez, Gumbau, Trejo, Perez, Camello, Garcia.
Shkëndija: Gaye – Trumci, Fetai, Cake, Webster, Qaka, Ramadani, Tamba, Krasniqi, Latifi, Ibrahimi.●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.