Trepça arriti fitore në "Minatori" në ndeshjen e tretë e serisë së gjysmëfinales së playoffit në basketboll ndaj Pejës.
Skuadra vendase arriti fitore me rezultat 123-79, raporton KlanKosova.tv
Në këtë takim u dallua basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi i cili 26 pikë duke treguar 61% saktësi. Hajrizi gjatë duelit arriti të realizoi 3 trepikësha.
Kujtojmë që me këtë fitore Trepça shkon në avantazh 2-1 në serinë gjysmëfinale.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.