Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka shprehur shqetësimin e madh për rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, duke theksuar se përderisa ka vaksina mjaftueshëm qytetarët duhet ta marrin për të ruajtur shëndetin e tyre.
Ai tha për Ekonomia Online se numri i rasteve që do të kenë nevojë për hospitalizim po shtohet dita ditës.
Sipas doktor Dreshaj, brengosëse është edhe mos punësimi i infermierëve dhe i mjekëve të trajnuar, ndërsa pandemia ka arritur pikun.
“Obligative nuk është vetëm ruajtja e jetës tonë por edhe ruajtja e të tjerëve. Një sjellje e tillë e qytetarëve tanë është vërtetë brengosëse. Derisa ka vaksina duhet të merret, sepse shpëton jetë”.
“Derisa kemi mbi 5000 raste aktive. Derisa i kemi për çdo ditë prej 800 deri në 1200 raste. Numri i rasteve që do të kenë nevojë për hospitalizim pritet që të shtohen nga dita në ditë. Derisa ne i kemi përballuar valët paraprake me kapacitet ekzistuese mjekësore besoj që edhe këtë do ta kalojmë. Atë çka e shoh si brengë të madhe është mos punësimi i infermierëve dhe i mjekëve të trajnuar të cilët kanë punuar për vite të tëra me këta pacient. Ndërsa sot janë rrugëve e pandemia është në flug”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.