Milwaukee Bucks ka arritur fitoren e 12-të me radhë në NBA.
“Viktima” e radhës e “Drerëve” ishte Chicago Bulls i cili u mposht në shtëpi me 12 pikë dallim, 112-100 rezultati final.
Brook Lopez ishte fantastik duke arritur të shënoi 33 pikë, ndërsa 22 pikët e 16 kërcimet e Nikola Vucevic nuk mjaftuan për fitoren e “Demave”.
Në shtëpi u mposht edhe Phoenix Suns.
Ky klubi i fundit pësoi disfatë nga Clippers me rezultat 116-107.
Paul George me 26 pikë ishte më meritori në fitoren e skuadrës nga Los Angjellosi.
Publiku nuk i ndihmoi as Minnesota Timberwolves.
“Ujqit” u mposhtën në shtëpi nga Washington Wizards me shifrat finale 114-106.
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.