Në kuadër të ditëve të diasporës Ministria e Diasporës ka ndarë disa çmime, ndër të tjera edhe çmimin Mërgimtari i Vitit.
Për të diskutuar rreth punës në Kosovë e ftuar në Kosova Direkt është fituesja e çmimit këtij çmimi, Drenusha Shala.
Sa i përket çmimit në fjalë, Drenusha është ndarë tejet e kënaqur dhe e motivuar për punë të mëtutjeshme.
"Çmimin e prita me shumë krenari, është diçka me të cilën do të krenohem shumë, njëkohësisht edhe një barrë që ta përmbush këtë çmim."
"Njëkohësisht kjo më shtyn që të punoj edhe më shumë. Me këtë duhet ti tregojmë diasporës që Kosova ka një potencial shumë të madh"
Punën në kompaninë e saj Drenusha e vlerëson mjaft mirë, si dhe ambientin e të bërit biznes në Kosovë e cilëson të përmirësuar.
"Kompania ka startuar me shtatë punëtorë. Kemi punuar shumë, ka pasur shumë net pa gjumë, ka pasur dhe probleme siç është rryma, infrastruktura, por ndër vite janë përmirësuar. Çka me ka befasuar shumë janë burimet njerëzore, përkundër faktit që shumë i cilësojnë shqiptarët si dembelë, unë nuk mendoj ashtu. Mund të them që kam stafin e mrekullueshëm."
"Aktualisht kemi mbi 240 të punësuar, shumica prej tyre kanë jetuar për një kohë të caktuar në Gjermani ose Zvicër."
Përveç punës fituesja e çmimit kënaqet edhe me shoqërinë dhe ambientin kosovar.
"Përveç biznesit kam shoqëri shumë të mirë, megjithëse shumicën e kohës e kaloj në punë, por kolegët i cilësoj si shoqëri"
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.