Drenica ka shënuar një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Prishtinën e Re me rezultat 3-2, në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.
Në minutat shtesë të pjesës së parë, Ibrahim Kargbo realizoi për epërsinë 1-0, rezultat me të cilin përfundoi edhe pjesa e pare, transmeton Klankosova.tv.
Në pjesën e dytë, Drenica u hodh në sulm në kërkim të golit të barazimit, të cilin e gjetën në minutën e 79-të, ku autor i golit ishte Kreshnik Uka që realizoi për 1-1.
Megjithatë, Drenica nuk u ndal me kaq, pasiqë në minutën e 90-të, Jeton Krasniqi shënoi për rezultatin 2-1.
Skuadra mysafire arriti të shënojë edhe golin e tretë për 3-1 në minutat shtesë të takimit.
Menjëherë në aksionin pasues, Prishtina e Re reagoi duke ngushtuar rezultatin në 3-2, por pa arritur të shmangë humbjen.
Me këtë fitore, Drenica shkon në kuotën e 38 pikëve dhe aktualisht renditet në pozitën e shtatë në tabelë, duke bërë një hap të rëndësishëm në luftën për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.