Në Ligën e Parë është lidere e Grupit A.
Por Drenica po del të jetë arrë e fortë edhe për skuadrat e Superligës.
Ky ekip e eliminoi Ferizajn nga Kupa e Kosovës në futboll, madje duke luajtur mbi 30 minuta pa një lojtar, pasi Auron Hamiti u ndëshkua me dy kartonë të verdhë, që e pasuan përjashtimin me të kuq, raporton Klankosova.tv.
Se drenicakët e kanë seriozisht ambicien për t'u kualifikuar në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, e treguan që në fillim të ndeshjes së sotme, duke tundur rrjetën e kundërshtarit, pas vetëm 13 minuta lojë.
Fofana shënoi për 1-0, që në fakt do të rezultonte edhe realizimi krucial në këtë takim.
Hera e fundit kur ekipi nga Skënderaj, ishte në mesin e katër më të mirëve në Kupën e Kosovës, ishte viti 2020, njofton Klankosova.tv.
[caption id="attachment_2514875" align="alignnone" width="850"]

Prishtina - Drenica (2020)[/caption]
Aso kohe, drenicakët "Kuq e Zi", do të eliminoheshin nga Prishtina, e cila edhe e fitoi krejt trofeun.
Kryeqytetasit janë sërish opsion për Drenicën që të përballen në gjysmëfinale, pasi nesër ndeshen me Vëllaznimin nga Gjakova.
Dueli tjetër dhe i fundit i 1/4-ës së fianles, është ai ndërmjet Prishtinës së Re dhe Dritës.
Të dyja këto super ballafaqime, transmetohet direkt në kanalet sportive të platformës kryesore shqiptare,
Art Motion, me fillim në orën 13:00!