Drenica është kthyer në Superligën e Kosovës pas fitores së sotme ndaj KF Istogut.
Ata fituan bindshëm me rezultat 3:0 ndaj mysafirëve falë tregolëshit të Igball Jasharit, djaloshit të familjes heroike Jashari.
Drenicasit kanë shkuar në kuotën e 55 pikëve, shtatë më shumë se Liria në vendin e dytë kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro për t’u zhvilluar.
Në ndeshjet tjera, KEK-u mundi Dinamo Ferizajn, 1:2, Kika Flamurtarin, 0:2, Liria barazoi 0:0 me Besën e Pejës.
Prishtina e Re dërrmoi 2 Korrikun, 4:0, Ramiz Sadiku Vjosën, 3:0, Trepça 90’ Rilindjen, 4:3.
Trepca Mitrovica dhe Vëllaznimi barazuan 0:0, teksa Vushtrria mundi Fushë Kosovën, 5:0.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.