Drenica ka regjistruar fitore bindëse 4:0 përballë Ulpianës në ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës në futboll që u zhvillua në fushën sintetike në Drenas.Rezultati u zhbllokua në minutën e 14-të të takimit me golin e Donald Rapo, i cili i kaloi në epërsi vendasit.
Në fund të pjesës së parë (45-të+1), drenicasit e dyfishuan epërsinë me golin e Baton Zabërgjës dhe shkuan në pushim me rezultat komod.
Një tjetër gol u realizua edhe në gjysmën e dytë të takimit (61-të), ndërsa golashënues ishte anësori Kreshnik Uka.
Zabërgja shënoi edhe golin e dytë personal në këtë takim (86-të) dhe të katërtin për ekipin nikoqir duke vendosur edhe rezultatin përfundimtar.
Falë këtij triumfi, Drenica është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Ndeshjet e Kupës së Kosovës transmetohen ekskluzivisht në Art Motion.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.