Këngëtari kosovar, Dren Abazi, ka bërë të ditur se do të mbajë një koncert në qytetin e Shkodrës në Shqipëri, më 7 Maj.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo është një ëndërr e tij e kamotshme që të ketë një koncert të tillë.
"Shumë i lumtur për një andërr qe po bëhet realitet. Koncert me orkestër të plotë simfonike dhe kor, me 90 + muzicient në skenë, nën dirigjimin e maestrove Jetmir Barbullushi dhe Gjon Shllaku".
"Një natë si asnjëherë tjetër, në djepin e artit dhe kulturës, Shkodër. Ju pres të gjithëve, me padurim!", ka shkruar Abazi. /Klankosova.tv
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.