Drejtori i drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fidan Ademi, ka pritur të martën në një takim anëtarët e rinj të 3 grupeve muzikore nga zhanri Rock në Mitrovicë, Ilda Krama, Tringa Sadiku, Luan Çeliku, Egzon Mustafa, Qendrim Dakaj, të cilët ishin të shoqëruar me përfaqësuesin e tyre Gëzim Koshin.
Gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me mbështetjen që Drejtoria e Kulturës në krye me drejtorin Fidan Ademi, do të ju ofrojë këtyre bendeve muzikore, thuhet në komunikatën e dërguar, njofton Klan Kosova.
Me këtë rast drejtori Ademi iu dha atyre lëvdata të mëdha me shpresën se sukseset e tyre nuk do të jenë vetëm lokale po që do të depërtojnë edhe më gjerë .
Përfaqësuesi Koshi, citoj se këta të rijnë deri më tani kanë treguar talentin e tyre në shumë festivale të ndryshme, ai njëkohësisht shfrytëzoj rastin ta falënderon përzemërsisht drejtorin Ademi, për këtë iniciativë që e ka shfaq për ta rikthyer sërish identitetin për Rokun në Mitrovicë.
Në fjalën e tij drejtori Ademi, theksoi se ky është hapi i parë që DKRS-ja po tenton ta rikthej identitetin e Rock-uk në Mitrovicë, ai shtoj se ne nuk do të ndalemi vetëm me kaq por do të tentojmë ta zgjerojmë edhe më gjerë këtë iniciativë duke i përkrahur dhe motivuar të rinjët tan për ta rikthyer Rock-un sërish këtu ” , tha ndër të tjerash drejtori Ademi.
Tutje kjo drejtori do iu ndihmojë këtyre 3 bendeve muzikore, duke i sponsorizuar ata me nga dy këngë në studio profesionale.
Për fund të rinjtë e këtyre bendeve falënderuan drejtorin Ademi, për vullnetin që ju ka dhënë atyre, ku edhe theksuan se ky hap do të jetë shumë inspirues për të ardhmen për ta, transmeton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.