Një nga ndeshjet më dramatike të sezonit në Premier League përfundoi pa fitues, me Everton dhe Manchester City që barazuan 3-3 në një duel spektakolar.
City kaloi në epërsi në pjesën e parë, por vendasit reaguan fuqishëm në të dytën, duke përmbysur rezultatin në 3-1 falë dy golave të Barry dhe një tjetër nga O’Brien. Kur dukej se tri pikët do të mbeteshin në “Goodison Park”, skuadra e Pep Guardiolës u rikthye në lojë.
Erling Haaland shënoi për 3-2 në minutën e 83-të, ndërsa në sekondat e fundit të ndeshjes, në minutën e 97-të, Jérémy Doku realizoi golin e barazimit për 3-3, duke shpëtuar një pikë për kampionët në fuqi.
Ky hap fals i Cityt mund të rezultojë vendimtar në garën për titull, pasi Arsenal tani fiton avantazh të madh në krye të tabelës, në një moment kyç të sezonit./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.