Gola, kartonë të shumtë, tension e polemika.
Të gjitha këto e karakaterizuan përballjen e parë mes Portos dhe Romës, në kuadër të 1/16-ës së finales në UEFA Europa League.
Madje, i acaruar me vendimet e gjyqtarit të atij takimi, Tobias Stieler, trajneri romak, Claudio Ranieri, kërkoi nga futbollistët e tij që mos t'ia japin dorën referit gjerman, në fund të ndeshjes, njofton Klankosova.tv.
Skuadra nga kryeqyteti i Italisë, mori plot tetë kartonë të verdhë nbë atë ballafqim dhe një të kuq.
Zeki Celik i kishte dhënë avnatazhin Romës në atë duel, para se të barazohej rezultati nga Francisco Moura.
Akti i dytë zhvillohet sonte "Olimpico", ku vendasit do të paraqiten pa mesfushorin Bryan Cristante, që ishte përjashtuar në ndeshjen e parë, sikurse edhe pa sulmuesin, Alexis Saelemaekers, i cili për shkak të ngarkesës me kartonë të verdhë, duhet të mos paraqitet sonte, raporton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, skuadra portugeze është e kompletuar dhe para mbi 70 mijë tifozëve romakë, do të synojë ta eliminojë kundërshtarin.
Super përballja Roma - Porto, fillon në orën 18:45 dhe transmetohet direkt në platformen Art Motion, kanali i parë i Radio Televizionit të Kosovës.
Ndërkohë trajnerët tashmë kanë publikuar formacionet me të cilat do t'i kundërpërgjigjen njëri-tjetrit.
[caption id="attachment_2510930" align="alignnone" width="2150"]

Formacionet zyrtare të Romës dhe Portos, në ballafaqimin e dytë mes tyre, në kërkim të kalimit në 1/8-ën e finales në Europa League[/caption]
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.