Drake është shpallur artisti me më së shumti shitje në botë për vitin 2018 nga Organizata ndërkombëtare diskografike (IFPI).
Këtë titull e mori falë albumit “Scorpion”, po ashtu Drake është i vetmi artist që ka marrë këtë njohje për herën e dytë, njofton Klan Kosova.
Çmimi “IFPI Global Recording Artist of the Year” është duke u ndarë qe gjashtë vite, si njohja e vetme e autorizuar që vlerëson suksesin botëror të artistëve në formatet muzikore fizike dhe digjitale.
Fituesit e mëparshëm të këtij çmimi janë edhe “One Direction” (2013), Taylor Sëift (2014), Adele (2015), Drake (2016) dhe Ed Sheeran (2017).
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.