Producenti dhe reperi i famshëm, Dr. Dre, do të bëjë film për një tjetër ikonë të muzikës amerikane, Marvin Gaye.
Variety raporton që filmit biografik i është dhënë drita e gjelbër dhe është “në stadet e para të nisjes”, pasi që Dre ka siguruar të drejtat e katalogut muzikor të këngëtarit të ndjerë.
Gaye kishte vdekur më 1984, kur pas një grindjeje ishte qëlluar për vdekje nga babai i tij.
Ndërkaq, sa i përket Dre, filmi i fundit i prodhuar i tij është “Straight Outta Compton”- film ky biografik i grupit rep NWA.
https://www.youtube.com/watch?v=87FjkqtK67o
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.