Koha e Artem Dovbyk te Roma duket se po i vjen fundi.
Sulmuesi ukrainas nuk ka arritur të ketë ndikim në gjysmën e parë të sezonit nën drejtimin e Gasperinit.
Në 14 ndeshjet e luajtura në ligë dhe kupë, ai ka shënuar vetëm dy gola dhe ka dhënë dy asiste.
Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, disa ekipe të Premier Ligës po e monitorojnë nga afër situatën.
West Ham, me Fullkrug që po largohet për te AC Milan, duket se është pretendenti kryesor për mbërritjen e tij, por edhe Sunderland po e mban nën vëzhgim.
Giallorossët thuhet se janë të interesuar ta shesin atë për 22 milionë euro plus bonuse.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.