Sulmuesi i Wolves, Fabio Silva, është transferuar në Bundesliga.
Borussia Dortmund ka firmosur me 23-vjeçarin një kontratë të re të vlefshme deri në vitin 2030.
"Kicker" dhe media të tjera gjermane të futbollit raportojnë për një tarifë bazë transferimi prej 22.5 milionë eurosh, me shtesë edhe 4 milionë euro bonuse.
“Ky klub ka një veçanti të jashtëzakonshme, jo vetëm në Gjermani por në të gjithë Evropën. E njoh BVB-në si një klub plot pasion me tifozë të jashtëzakonshëm", tha Fabio Silva pas zyrtarizimit, transmeton Klankosova.tv
Silva më në fund ka gjetur një klub të qëndrueshëm pas katër huazimeve nga klubi i tij në Premier League. /Klankosova.tv
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.