Borussia Dortmundi me shumë peripeti ka arritur të bëjë një vend në Ligën e Kampionëve për vitin e ardhshëm.
Bletët e shënuan fitoren e pestë me rend në Bundesligë, këtë herë ndaj Holstein Kielit, për t’u ngjitur të katërtit në tabelë.
Vend në Ligën e Kampionëve siguroi edhe Eintracht Frankfurti në betejë direkte me Freiburgun e pafat të cilin e mposhti 1:3.
Këta të fundit nuk arritën që për herë të parë të kualifikohen për në garën në fjalë pasi përfunduan të pestët, andaj duhet të mjaftohen për Ligën e Evropës.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.