Borussia Dortmundi ka shënuar fitore ndaj Union Berlinit, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 27-të në Bundesliga.
Golin e parë të takimit e realizoi Donyell Malen, në minutën e 28’, pas një asistimi nga Raphael Guerriero. Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Unioni e barazoi rezultatin me anë të Kevin Behrens, në minutën e 61’.
Në skenë doli edhe njëherë Youssoufa Moukok, në minutën e 79’, goli i të cilit doli të jetë i fitores për Dortmundin.
Dortmundi pas fitores mbetet në vendin e dytë me 56 pikë, pas 27 ndeshjeve, dy pikë ma larg Bayernit, që është në pozitë të parë. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.