Borussia Dortmundi e ka mposhtur Hoffenheimin, me rezultat 1-0, për të kaluar në krye të Bundesligas.
Golin e vetëm dhe të fitores për Dortumundin e shënoi Julian Brandt, në minutën e 43’ të takimit.
Kështu Dortmundi pas fitores kalon në vendin e parë në tabelë, me tri pikë më shumë se Bayerni dhe Union Berlini, që renditen në vendin e dytë dhe të tretë.
Bayerni dhe Union Berlini do të përballen nesër, me fillim nga ora 17:30. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.