Borussia Dortmund ka bërë ofertë prej 30 milionë euro për Gonzalo Garcia, i cili pritet të largohet nga Real Madrid për shkak të mungesës së minutave.
Klubi gjerman Garcian e sheh si investim për të ardhmen, ndërsa madrilenët po mendojnë ta shesin me klauzolë rikthimi, transmeton Klankosova.tv.
Sulmuesi spanjoll, i cili aktualisht është pjesë e Real Madrid, nuk ka arritur të sigurojë hapësirat e nevojshme në ekipin e parë, gjë që ka shtyrë drejtuesit e klubit të shqyrtojnë mundësinë e largimit të tij gjatë afatit kalimtar.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.