Borussia Dortmund e ka nisur mbarë aventurën në Champions League.
Dortmund e ka mposhtur me rezultat 2:1 Beshiktashin si mysafir.
Në këtë ndeshje gjurmë la edhe sulmuesi Erling Haaland, i cili arriti të shënojë.
Ai e realizoi golin e dytë derisa golin e parë e shënoi Jude Bellingham.
Krejt çka arritën të bënin vendasit është goli i nderit në minutën e 94-të.
Për turqit shënoi Francisco Montero.
Në ndeshjen tjetër të Grupit A, do të përballen nga ora 21:00 Manchester City me RB Leipzig.
https://www.youtube.com/watch?v=_PwQlAgRW1w&ab_channel=ePro
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.