Kjo është një ndër letrat më të çuditshme të dorëheqjes që mund të keni parë më parë.
Para se të pushohej nga puna një punëtor nga SHBA i ka dërguar një letër shefit të tij: “Më vjen keq që njerka ime vdiq kaq papritur nga kanceri. Më vjen keq që nuk jam një robot dhe u rrëmbeva emocionalisht nga ikja e saj dhe mu desh të mungoja në punë. Më vjen keq që u sëmura dhe përsëri m’u desh të mos vija në punë, sepse nuk doja të sëmurja kolegët. Më vjen keq që kam punuar 47.5 orë në javë pa u paguar për orët ekstra. Duket qartësisht që unë jam një punonjës tmerrësisht i dobët dhe për këtë kërkoj falje. E di që e keni bezdi që dikush t’jua thotë se si ta bëni punën tuaj, por ju sugjeroj të gjeni zëvendësuesin tim, menjëherë”, thuhet në letër, raporton kohajone, transmeton Klan Kosova.
Publikimi i kësaj letre është bërë hit në internet, por mediat amerikane kanë zgjedhur të mos e zbulojnë identitetin e personit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.