Drama “Don't Worry Darling”, është filmi numër një në Amerikën e Veriut këtë fundjavë, duke fituar 19.2 milionë dollarë në shitjen e biletave.
Në vendin e dytë është “The Woman King” me 11 milionë dollarë, i ndjekur nga “Avatari” në numrin tre me 10 milionë dollarë, “Barbarian” në pozitën e katërt me 4.8 milionë dollarë dhe “Pearl” në të pestën me 1.92 milionë dollarë.
Në përmbylljen e nivelit më të lartë janë “See How They Run” në vendin e gjashtë me 1.9 milionë dollarë, “Bullet Train” në vendin e shtatw me 1.82 milionë dollarë, “DC League of Super-Pets” në të tetën me 1.77 milionë dollarë, “Top Gun: Maverick” në tw nwntwn me 1.56 milion dollarë dhe “Minions: The Rise of Gru” në pozitën e dhjetë me 1 milion dollarë.
Top 10 filmat e kësaj fundjave fituan rreth 55 milionë dollarë, krahasuar me Top 10 të fundjavës së kaluar, i cili fitoi rreth 43 milionë dollarë kur “The Woman King” udhëhoqi fushën.
https://www.youtube.com/watch?v=FgmnKsED-jU
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.