Manchester City ka kompletuar transferimin e bujshëm të portierit të PSG-së dhe Italisë, Gianluigi Donnarumma, si zëvendësues i Edersonit, i cili është bashkuar me Fenerbahçen.
Donnarumma kalon në "Etihad" me një kontratë pesëvjeçare, në një marrëveshje me vlerë 40 milionë euro.
Ai u bë i panevojshëm në mënyrë dramatike te PSG pas ardhjes së Lucas Chevalier nga Lille, dhe largohet nga Parisi pas 161 paraqitjesh dhe shumë trofesh, përfshirë edhe titullin e Champions League sezonin e kaluar.
Portieri italian pritet të bëjë debutimin e tij për Cityn në derbin e shumë pritur të Manchesterit, të dielën, më 14 shtator.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.