“Daily Mirror” ka zbuluar një nga prapaskenat më të bujshme të merkatos së verës së fundit, me protagonist Gigio Donnarumma-n.
Portieri italian kishte vendosur të largohej nga PSG pas humbjes 3-0 ndaj Chelsea-t në finalen e Kupës së Botës për Klube.
Dëshira kryesore e Donnarumma-s ishte transferimi te Manchester United, klub që gjatë gjithë verës kërkonte një portier ideal për të zëvendësuar Andre Onana-n.
Ky i fundit, pas një sezoni të dobët, u huazua te Trabzonspor. Arsyeja pse transferimi i Donnarumma-s te Man. United nuk u realizua, kishte të bënte me kërkesën e lartë financiare të italianit.
Donnarumma kërkonte 20 milionë euro në sezon, çka do ta bënte atë futbollistin më të paguar te “Djajtë e Kuq”.
Drejtuesit e klubit hezituan, nga frika se kjo pagesë mund të shkaktonte përçarje apo pakënaqësi nga yjet e tjerë të skuadrës.
Në këtë situatë, Donnarumma zgjodhi transferimin te Manchester City, që pranoi menjëherë kërkesën e tij për 20 milionë euro në sezon.
Ndërkohë, Manchester United vendosi të afrojë një portier me kosto më të ulët, belgun Senne Lammens.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.