Donjeta Sadiku do të kthehet të shtunën në mbrëmje në Kosovë, pas suksesit historik që e arriti në Kampionatin Botëror të boksit në Stamboll.
Ajo i solli boksit kosovar medaljen e parë pas 40-të vjetëve në kategorinë e seniorëve, duke fituar të bronztën pas tri triumfeve ndaj kundërshtareve nga Taipei, Kongo dhe Japonia.
Ndërsa pësoi në duelin gjysmëfinal të kategorisë deri në 60-të kilogramë, nga amerikania Shakiyla Rashida Ellis./Klankosova.tv/.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.