Dallas Mavericks e ka shokuar Phoenix Suns në ndeshjen e shtatë, duke triumfuar bindshëm dhe duke kaluar në finalen e Konferencës Perëndimore në NBA.
Luka Donçiq, me 34 pikë e 10 kërcime, dhe Spencer Dinwiddie, me 30 pikë, kontribuuan më së shumti në dërrmimin e Suns me rezultat 90-123.
Në anën tjetër pikëshënuesi më i mirë te Suns ishte Cameron Johnson, me vetëm 12 pikë.
Në finale, Mavs si autsajderë takohen me klubin me shumë përvojë në vitet e fundit në finale, Golden State Warriors, të cilët në dekadën e kaluar kanë luajtur në hiç më pak se pesë finale.
https://www.youtube.com/watch?v=_ReNtgkpQYg
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.