Dallas Mavericks ka shënuar fitoren e radhës në NBA, këtë herë duke mposhtur Miami Heat, me shifrat 111-92.
Dallasi e nisi mirë sfidën duke e mbyllur çerekun e parë me shifrat 33-24, teksa edhe çereku i dytë u mbyll në të mirë të mysafirëve.
Në periodën e tretë, Miami u kthye në lojë duke e fituar 27-19, ndërsa periudha e fundit u mbyll në të Mavericks, 23-18, për rezultatin përfundimtar 111-92.
Luka Donçiq shkëlqeu në këtë sfidë me 29 pikë, nëntë kërcime dhe nëntë asistime.
Teksa slloveni u ndihmua nga Kyrie Irving me 25 pikë, tre kërcime dhe katër asistime.
Dallas Mavericks pas fitores mbetet në vendin e pestë me 50 fitore dhe 30 fitore. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.