Washington Wizards ka shënuar fitore ndaj Utah Jazz, me rezultat 121-112, në kuadër të xhiros së 14-të në ligën më të fortë në planet NBA.
Më i dalluari në fitoren e Wizards, ishte Kristaps Porzingis, me 31 pikë, 10 kërcime dhe dy asistimeve.
Në ndeshjen tjetër, Boston Celtics e regjistroi fitoren e pestë radhazi, ndaj Detroit Pistons, me rezultat 117-108, njofton Klankosova.tv.
Celtics në Konferencën Lindore, renditen në vendin e dytë me 10 fitore, dhe tri humbje.
Më i miri në fitoren e Bostonit ishte Jayson Tatum, me 43 pikë, 10 kërcime dhe tri asistime.
Ndërkohë Dallas Maverics triumfoi ndaj Portland Trail Balzers, me rezultat 117-112.
Më i dalluari në fitoren e Dallasit, ishte Luka Donçiq, me 42 pikë, 13 kërcime dhe 10 asistime.
Të gjitha ndeshjet:
Washington Wizards - Utah Jazz 121-112
Detroit Pistons – Boston Celtics 108-117
Indiana Pacers – Toronto Raptors 118-104
Philadelphia 76ers – Atlanta Hawks 121-109
Miami Heat – Charlotte Hornets 132-115
Dallas Maverics – Portland Trail Blazers 117-112
New Orleans Pelicans – Houston Rockets 119-106
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.