Donat Rrudhani ka kryer përfundimisht transferimin brenda Superligës së Zvicrës, nga Young Boys te FC Sion.
Mesfushori kosovar ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare, siç është njoftuar nga klubi nga Valais.
Rrudhani iu bashkua Young Boys nga Aarau në vitin 2022, ku fitoi ‘double’, kampionatin dhe kupën në sezonin e tij të parë, por nuk arriti të afirmohej vërtet me klubin nga Berni.
Ai u huazua te Lausanne-Sport në gjysmën e dytë të sezonit 2023/24 dhe te Luzerni sezonin e kaluar, ku 26-vjeçari bëri paraqitje mbresëlënëse. /Klankosova.tv
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.