Është mbajtur konferenca vjetore e Dokufestit ku organizatorët kanë shpalosur programin që këtë vit do të mbahet prej 5 deri më 13 gusht.
Organizatorët janë shprehur se këtë vit ka munguar përkrahja institucionale ku përveç Komunës së Prishtinës që ka kontribuar me disa mjete nuk ka kontribuar Komuna e Prizrenit dhe ende nuk janë pajisur me mjetet nga Ministria e Kulturës.
Sipas tyre as institucionet e tjera që vitet e kaluara e kanë përkrah këtë festival këtë vit nuk e kanë ndihmuar Dokufestin në asnjë formë, njofton Klan Kosova.
Për këtë gjë, organizatorët kanë thënë që janë të zhgënjyer ndërkaq kanë bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë.
Përvec sigurimit privat në DokuFest ata kanë kërkuar forca shtesë nga Policia e Kosovës dhe kanë thënë që janë në kontakt të vazhdueshëm me policinë për të marrë të gjitha masat e nevojshme.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.