Lajmet e fundit

Dokufest gjatë vitit 2015 i ka kontribuuar komunës së Prizrenit me 3.7 milionë euro.
Festival i filmit të shkurtër dhe dokumentarëve për tetë ditë ka ngritur GDP-në e kësaj komune, u tha në konferencën e organizuar nga Instituti GAP.
Sipas këtij instituti këto të ardhura vinë përmes hoteleve, restoranteve, kafiterive e bizneseve lokale.
Për tetë ditë sa ka zgjatur festivali në muajin gusht, Prizrenin e kanë rreth 15 mijë njerëz.
Por, Veton Nurkollari drejtori artistik i Dokufestit-it kritikoi institucionet komunale dhe ato qendrore për mbështetjen e vogël që po i japin këtij festivali.
Nukollari tha se ky festival edicionin e kaluar ka pas një buxhet prej 315 mijë euro ndërkaq komuna e Prizrenit sipas Nukollarit kanë dhënë vetëm 15 mijë euro.
E drejtori i institutit GAP, Agron Demi, ka kërkuar nga institucionet që të krijojnë një linjë buxhetore enkas për festivalin Dokufest.
Për këtë çështje është diskutuar sot edhe në Orën 7 në Klan Kosova.
Videon mund ta shikoni më poshtë: