Dokumentari “REXHEP - Çka e vrau arkitektin”, do të rishfaqet nesër (12 gusht) në orën 16:00 në Kino Lumbardhi në Prizren.
Dokumentari flet rreth jetës dhe punës së arkitektit të ndjerë Rexhep Luci.
E ftuar në programin e mëngjesit Ora Shtatë në Klan Kosova, mbesa e të ndjerit Rexhep Luci, Besa Luci ka dhënë detaje rreth këtij dokumentari.
“REXHEP – Çka e vrau arkitektin” është dokumentar për jetën dhe punën e arkitektit e urbanistit Rexhep Luci dhe për Prishtinën, qytetin që e deshi dhe qytetin ku u vra në shtator të vitit 2000. Dokumentari flet për marrëdhënien e tij personale dhe profesionale me qytetin, nga përkushtimi i tij për rritje urbane gjatë kohës së Jugosllavisë deri tek vendosmëria e tij për t’i parandaluar ndërtimet pa leje në periudhën e pasluftës. Mbesa e tij, Besa, përmes bisedave intime me familjarët dhe kolegët e Rexhepit, si dhe duke e përcjellë një ndërhyrje arkitekturore në rrugën që mban emrin e tij, na dërgon në një rrugëtim nëpër jetën e tij dhe zhvillimin urban të Prishtinës. Dokumentari shtjellon se çka e ndalë një arkitekt.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.