Lajmet e fundit

"Dogana e Kosovës rikujton se çdo person fizik që hyn ose del nga territori i Republikës së Kosovës me mjete monetare në vlerë prej 10,000 euro ose më shumë (ose kundërvlerën e tyre në valuta të tjera apo instrumente të negociueshme) ka detyrim ligjor t'i deklarojë ato pranë autoriteteve doganore. Mosdeklarimi ose deklarimi i pasaktë përbën kundërvajtje dhe sjell pasoja ligjore, përfshirë ndalimin e përkohshëm ose konfiskimin e një pjese të mjeteve monetare, sipas legjislacionit në fuqi", thuhet në njoftim.