Lajmet e fundit

Lideri serb i Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka arritur të kalojë kufirin dhe të shkojë në Serbi, pavarësisht se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga gjykata boshnjake. Avokati Çedomir Stojkoviç ka folur për këtë në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, duke thënë se ende nuk është lëshuar një fletarrest ndërkombëtar, por vetëm një urdhër-arresti nga autoritetet e Bosnjë-Hercegovinës. “Dodik mund të ketë zgjedhur një pikë kufitare ku shërbejnë policë serbë, të cilët nuk e kanë ndaluar. Ose ekziston mundësia që ai të jetë larguar me helikopter”, ka deklaruar Stojkoviç. Sipas tij, një fluturim ajror mund të ndalet vetëm nga forcat e sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës, të cilat nuk kanë kapacitete për një ndërhyrje të tillë.
Ndiqni detajet, në videon vijuese: