Një djalë indian, mendohet të kishte lindur në një gjendje shëndetësore tepër të rrallë, transmeton Klan Kosova.
Djaloshi nga Uttar Pradesh, lindi me tre penisë, duke bërë që të i nënshtrohet një operacioni për të i larguar organet e tepërta.
Tashmë vogëlushi, i është shtruar spitalit Sion në Mumbai për t’u futur në operimin kirurgjik korrigjues i anomalive prej 6 orësh.
Indiani i cili besohet të jetë 2 vjecar tashmë, vuan nga diphallia gjendje kjo e ngjajshme kur njëri penis është i ngjitur me dy të tjerë sosh, raporton Mail Online, transmeton Klan Kosova.
Sipas mjekëve ai do të jetë në gjendje të ketë marrëdhënie seksuale dhe asgjë nuk do të ndikojë që një ditë ai të ketë edhe fëmijë.
Djaloshi i cili ende mbetet i paidentifikuar kishte aftësi të kalonte urinën vetëm nga njëri penis prej tyre që kishte.
Pas operimit për Mail Online u deklarua edhe kirurgu pediatrik nga spitali Sion, i cili shpjegoi gjendjen e rastit të pacientit të tij:
‘’Nuk ishte një masë e madhe e anomalisë, ishte sa një kockë e madhe e indeve ku peniset ishin të bashkuara’’, tha Dr. Vishesh Dixit.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.