13.01.2019 · përditësuar para 2739 dite1 min lexim
Dashurinë dhe pasionin për vetura e ka që nga fëmijëria, njofton Klan Kosova.
Kështu Fatos Spahiu nga Kaçaniku ka vendosur që të punojë më shumë për pasionin e tij.
Ai në oborrin e shtëpisë së tij ka ndërtuar një veturë nga dëbora.
“Kjo ka qenë krejt rastësisht pasi çdo herë më kanë pëlqye veturat, kështu vendosa me ndërtu edhe një prej bore si provë”
“Punën e kam bërë krejt vet pa ndihmën e askujt, kjo është e gjatë diku deri në 2 metra”, tha Spahiu për Klan Kosovën.
Miqtë dhe familjarët e pëlqyen shumë punën e 27 vjeçarit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.