Në skenën e Teatrit të Gjilanit, sonte nga ora 20:00 rikthehet shfaqja “Djali”, nga dramaturgu francez Florian Zeller, nën regjinë e Erson Zymberit.
Kjo shfaqje sjell një dramë intime që shpaloset mes krizës së adoleshencës dhe pafuqisë prindërore. Një rrëfim thellësisht njerëzor mbi dhimbjen që shpesh nuk dimë si ta prekim. Një shfaqje që të fton të dëgjosh edhe atë që nuk thuhet. Një heshtje që flet më shumë se fjalët.
Me një lojë të jashtëzakonshme nga Kushtrim Qerimi, Yzeir Meha, Safete Mustafa Baftiu, Tringa Hasani, Florent Salihu, shfaqja “Djali” shpërfaq historinë e një familjeje në krizë. Një thirrje që shkon përtej zërit të zakonshëm të skenës, e cila kërkon të zbulojë ato dhimbje të thella që fshihen pas formave apo fasadave të heshtura të familjeve modern, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.