Futbollisti Agon Xhaka ka konfirmuar largimin nga Kampioni i Kosovës në futboll, KF Prishtina.
Xhaka me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ndihet falënderues ndaj klubit të deritanishëm për momentet e kaluara, përcjell Klan Kosova.
“Përmes këtij postimi tim, dua të ju njoftoj që nga sot jam lojtar i lirë. Deshta të shpreh dëshirën që të falënderoj klubin futbollistik FC Prishtina, në të cilin që nga hapat e mi të parë isha pjesë e kësaj skuadre. Ishte kënaqësi dhe privilegj të isha pjesë e FC Prishtinës. I falënderoj trajnerët të cilët punuan me mua që nga fëmijëria. Po ashtu e falënderoj stafin, dhe shokët të cilët i njoha sa isha pjesë e kësaj skuadre”, ka shkruar ai.
Xhaka së fundi ishte pjesë e Besës së Pejës në formë huazimi. Ndërsa, është djali i axhës së dyshes Granit e Taulant Xhakës.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.