Një aeroplan i ri, pritet që t’i dërgojë pasagjerët nga Londra në Neë York, për vetëm 20 minuta, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Ideja e këtij aeroplani që quhet Antipode, ka ardhur nga dizajneri kanadez Charles Bombardier.
Dizajni i tij, do të realizohet nga një teknikë e re e cila do ta bëjë aeroplanin që të arrijë shpejtësi pesë herë më të madhe se sa aeroplanët aktualë të udhëtarëve.
Aeroplani pritet që të ketë vetëm 10-të vende për pasagjerët, dhe do të fluturojë nga pistat e zakonshme të aeroporteve.
Ai pritet të fluturojë 16,000 milje për orë, krahasuar me një Boeing 747 që top shpejtësinë e ka 570 milje për orë.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.